Anulimet, rimbursimet dhe ankesat
Përditësuar: 13 gusht 2026
Anulimi para fillimit
Përdor kërkesën e anulimit në task dhe njofto palën tjetër sa më herët. Kur pagesa është ende në pritje, checkout-i mbyllet. Kur pagesa është konfirmuar, rasti kalon për kontroll rimbursimi.
Puna e nisur ose e përfunduar
Rimbursimi nuk është automatik. Shqyrtohen puna e kryer, komunikimi, provat, kostot e arsyeshme, marrëveshja e palëve dhe të drejtat e konsumatorit. MOS VONO mund të kërkojë informacion shtesë para vendimit.
Si kryhet rimbursimi
Para kërkesës kontrollohet lejueshmëria te Paysera. Kërkesa dërgohet vetëm një herë me një identifikues unik dhe ndiqet deri në konfirmim ose dështim. Paratë kthehen në metodën fillestare kur kjo lejohet. Afati bankar nuk kontrollohet nga MOS VONO.
Chargeback
Nëse klienti kërkon kthimin e pagesës nga banka, payout-i mund të ndalet ose rasti mund të rihapet. Nëse realizuesi është paguar, MOS VONO mund të kërkojë kthimin e shumës sipas provave, marrëveshjes dhe ligjit.
Dëm, cilësi ose mosmarrëveshje
Hap raport nga task-u ose ticket nga Mbështetja. Përfshi datën, përshkrimin, komunikimin dhe foto ose dokumente relevante. Synojmë përgjigje fillestare brenda një dite pune; zgjidhja mund të kërkojë më shumë kohë.