MOS VONO

Pyetje të shpeshta

Si funksionon MOS VONO?

Klienti publikon një nevojë, merr oferta dhe zgjedh realizuesin. Detajet private, çmimi dhe koha konfirmohen para punës.

Si paguaj?

Kur task-u është gati, shfaqet butoni “Paguaj me Paysera”. Para se të vazhdosh shfaqen çmimi i realizuesit, tarifa e shërbimit dhe totali. Mos e nis punën pa statusin “Pagesa e siguruar”.

Kur paguhet realizuesi?

Pasi klienti konfirmon përfundimin dhe mbaron periudha e kontrollit, payout-i përpunohet. Statusi “u lirua” shfaqet vetëm kur ekziston konfirmim real transferimi.

Si kërkoj rimbursim?

Kërko anulim ose hap raport nga task-u. Mbështetja kontrollon punën dhe lejueshmërinë e pagesës te Paysera. Konfirmimi dhe koha bankare shfaqen në njoftimet e llogarisë.

Si zgjedh realizuesin?

Kontrollo profilin, aftësitë, verifikimin opsional, vlerësimet, çmimin, afatin dhe historikun e përfundimit.

Po nëse kam problem?

Raportoje nga task-u ose hap ticket te Mbështetja. Përfshi përshkrimin dhe provat. Për raste urgjente përdor autoritetet përkatëse.

A është mbështetja 24/7?

Jo. Mesazhi yt ruhet dhe trajtohet gjatë orarit të publikuar. Për rrezik të menjëhershëm, aksident ose vepër penale kontakto shërbimet e emergjencës dhe autoritetet.

Kush përgjigjet nëse dëmtohet prona?

Realizuesi përgjigjet për punën dhe dëmin që shkakton. Ruaj foto, mesazhe dhe dokumente dhe hape raportin menjëherë. MOS VONO ndihmon në shqyrtim, por nuk është sigurues dhe nuk ofron garanci të pakushtëzuar.

Si kontaktoj MOS VONO?

support@mosvono.al · +355 68 499 4900