Politika e privatësisë
Përditësuar: 10 nëntor 2026
Kontrolluesi dhe kontakti
MOS VONO, NIPT M61927501N, është kontrolluesi i të dhënave për funksionimin e platformës. Kërkesat dërgohen te support@mosvono.al ose hapen nga Mbështetja.
Të dhënat që përpunojmë
Përpunojmë të dhëna të llogarisë, profilit, task-eve, ofertave, komunikimit, pagesave, verifikimit opsional, suportit dhe sigurisë. Adresa e saktë e task-ut mbahet private dhe u shfaqet vetëm palëve kur nevojitet.
Për faturën tatimore të tarifës së lidhjes mbledhim emrin, adresën dhe qytetin tënd. Ato shfaqen te fatura, i dërgohen fature.al, ofruesit tonë të fiskalizimit, dhe përmes tij administratës tatimore, dhe ruhen 10 vjet sipas Ligjit 25/2018.
POK, Paysera dhe ofruesit teknikë
Për pagesat i dërgojmë ofruesit të pagesës (POK; Paysera për pagesat e nisura para 9 nëntorit 2026) të dhënat minimale të porosisë, shumën, monedhën dhe referencën. Klienti i paguan MOS VONO-s vetëm tarifën e lidhjes, përmes POK-ut (ose Paysera-s, për pagesat e nisura para 9 nëntorit 2026); punën ia paguan realizuesit drejtpërdrejt, dhe MOS VONO nuk e mban atë pagesë. Që klienti ta paguajë realizuesin, realizuesi mund të ruajë IBAN-in e llogarisë së tij bankare dhe emrin e mbajtësit të saj. Kur llogaria është e verifikuar, këto i shfaqen vetëm klientit të një task-u të caktuar këtij realizuesi, pasi klienti ka paguar tarifën e lidhjes; nuk shfaqen në lista, njoftime ose email. Herën e parë që IBAN-i i shfaqet një klienti, kjo regjistrohet me IBAN-in të maskuar. Këto të dhëna fshihen bashkë me llogarinë sipas rregullit të fshirjes më poshtë. Të dhënat mund t'u kalohen ofruesve të hosting-ut, emailit, njoftimeve dhe parandalimit të abuzimit vetëm për funksionin përkatës dhe sipas marrëveshjeve të zbatueshme.
Kur klienti paguan tarifën e lidhjes përmes Paysera-s (për pagesat e nisura para 9 nëntorit 2026), Paysera mund të dërgojë te MOS VONO, bashkë me konfirmimin e pagesës, edhe të dhëna për paguesin, si identifikuesi i llogarisë bankare dhe emri i tij. MOS VONO nuk i ruan këto të dhëna: nga konfirmimi mban vetëm fushat teknike që provojnë pagesën (si numrin e porosisë, shumën, monedhën, statusin, referencën e Paysera-s dhe kohën), aq sa kërkon ligji tatimor. Të dhënat e paguesit mbeten te Paysera, sipas politikës së saj të privatësisë.
Kur klienti e paguan tarifën e lidhjes me POK, MOS VONO i dërgon POK-ut shumën, monedhën dhe referencën e porosisë, si dhe emrin, mbiemrin, email-in dhe numrin e telefonit të klientit, që faqja e pagesës së POK-ut të hapet e paraplotësuar dhe klienti të mos i shkruajë sërish.
Qëllimet dhe bazat
Të dhënat përdoren për kontratën dhe shërbimin e kërkuar, sigurinë, parandalimin e mashtrimit, detyrimet ligjore, faturimin dhe ankesat. Nuk shesim të dhëna personale.
Ruajtja dhe të drejtat
Mund të kërkosh qasje, korrigjim, eksport, kufizim ose fshirje kur zbatohen. Të dhënat ruhen për kohën e nevojshme për llogarinë dhe afatet ligjore të pagesave, faturimit e mosmarrëveshjeve. Kur stafi e heq një foto profili, ajo nuk shfaqet më për të tjerët, por ruhet 90 ditë që heqja të mund të shqyrtohet; pastaj fshihet përfundimisht. Kur fshihet llogaria, edhe fotoja fshihet menjëherë. Ke të drejtë të ankohesh pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Cookies
Përdorim cookies funksionale për hyrjen dhe sigurinë. Cookies jo-thelbësore nuk aktivizohen pa njoftim dhe, kur kërkohet, pa pëlqim.